Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli interesohet për Deulofeun

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës, spanjollin Gerard Deulofeu, përcjell të hënën gazeta italiane “Tuttosport”.

Bëhet e ditur se Napoli do ta kërkojë huazimin e Deulofeut gjatë afatit kalimtar të janarit, me mundësi të blerjes së kartonit të tij në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”.

Deulofeu, 23-vjeçar, shihet si përforcim ideal për repartin sulmues të Napolit. Ai para fillimit të këtij edicioni është kthyer te Barcelona, por ka pasur minutazhë të vogël, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje si titullar. Ka shënuar dy gola e ka dhënë tri asistime. Me skuadrën e Barcelonës, Deulofeu ka kontratë deri në vitin 2019.