Napoli është kthyer te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Luciano Spalleti, ka fituar derbin e xhiros së 14-të ndaj Lazios me rezultatin 4:0.
Me këtë fitore napolitanët mbetën liderë në elitën e futbollit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitorja e vendasve u vulos në pjesën e parë. Piotr Zielinski shënoi në minutën e shtatë për 1:0.
Vetëm tre minuta më vonë Dries Mertens realizoi për 2:0. Golin e tretë Mertens e shënoi në minutën e 29-të.
Golin e katërt e shënoi Fabio Ruiz në minutën e 85-të.
Në pjesën e dytë Lazio tentoi të rikthehet në lojë por nuk e arriti një gjë të tillë.
Te Napoli nga minuta e parë u paraqit mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, derisa te Lazio u aktivizua Elseid Hysaj.
Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha ishin në bankën rezervë.