Napoli e ka fituar derbin ndaj Lazios si mysafir me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.
Triumfi i napolitanëve ishte dramatike, pasi u sigurua në kohën shtesë.
Fillimisht, Lorenzo Insigne shënoi për epërsinë e Napolit në minutën e 69-të.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Pedro Rodriguez në minutën e 88-të.
Tri pikë për pozitën e parë Napolit ia siguroi Fabian Ruiz me golin e realizuar në minutën e 94-të.
Amir Rrahmani ishte titulluar edhe në këtë takim dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Napoli është lider i elitës së futbollit italian pas 27 xhirove me 57 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë.
Lazio zë vendin e shtatë me 43 pikë.
Artikuj të ngjashëm