Napoli ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e pestë të Serie A.
Napoletanët mposhtën në “Olimpico” Lazion me rezultat 2:1.
Lazio kaloi e para në epërsi qysh në minutën e katërt me Mattia Zaccagni.
Më pas filloi dominimi i Napolit, që barazoi rezultatin me qendërmbrojtësin Kim Min-Jae në minutën e 38-të.
Për fitoren e mysafirëve u përkujdes gjeorgjiani në formë Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi me një goditje të fortë në minutën e 61-të.
Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli, ndërsa Elseid Hysaj luajti në gjashtë minutat e fundit te Lazio.
Kjo fitore ngrin Napolin në vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Lazio është e shtata me tetë pikë.
Artikuj të ngjashëm