Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që aktivizohet te kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, e ka filluar vitin 2026 me gol.
Napoli të dielën e fitoi derbin ndaj Lazios në udhëtim me rezultatin, 2:0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të Serie A.
Rrahmani e shënoi golin e dytë për napolitanët në minutën e 32-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë pas harkimit të sulmuesit italian, Matteo Politanos.
Për 31-vjeçarin Rrahmani është goli i parë i realizuar këtë edicion në kampionatin italian.
Golin e parë për Napolin e realizoi Leonardo Spinazzola. Asistimin e bëri sërish italiani Politano. Rrahmani ndaj Lazios luajti deri në minutën e 79-të. Në fund ndeshja filloi të tensionohej.
Te Lazio dy futbollistët u ndëshkuan me të kuq, kurse te Napoli një.
Fillimisht në minutën e 81-të, Tijjani Noslin, u përjashtua për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Në minutën e 88-të, Lazio mbeti edhe më një tjetër futbollist më pak në fushë pasi Adam Marushiq u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Direkt me të kuq u përjashtua edhe futbollisti i Napolit, Pasquale Mazzocchi, po në të njëjtën minutë. Të dy futbollistët u përjashtuan pasi kishin një përleshje ndërmjet vete.
Napoli ka 37 pikë dhe është lartë në tabelë. Lazio numëron 24 pikë dhe është në mesin e tabelës.