Sulmuesi polak Arkadiusz Milik ka gjasa të mëdha të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Mediumet italiane raportojnë se arsyeja e largimit të tij, është paga e lartë që Milik po e kërkon për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilik ka kërkuar 4.5 milionë euro në vit derisa te Napoli kanë refuzuar një kërkesë të tillë dhe kanë ndërprerë negociatat, transmeton Koha Ditore.
Paga e tij te Napoli aktualisht është dy milionë euro dhe pas këtyre kërkesave te ekipi italian po mendojnë për largimin e tij. Milik te Napoli u transferua në vitin 2016 nga Ajaxi dhe këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.