Arkadiusz Milik nuk e ka ndërmend të largohet nga Olympique Marseille. Madje, sulmuesi polak pritet të jetë pjesë e klubit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
“L’Equipe” ka njoftuar se Milik ua ka bërë me dije këtë krerëve të klubit, të cilët pritet ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Napoli. Milik u huazua tek ekipi francez në janar të vitit të shkuar, i cili për 15 milionë mund ta bëjë transferim të përhershëm.
Polaku 28-vjeçar është lojtari kryesor te Marseille këtë sezon, me 20 gola në 31 ndeshje.