Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miliku mund të largohet nga Marseille

Sulmuesi Arkadiusz Milik mund të largohet nga skuadra e Olympique Marseillet gjatë këtij afati kalimtar, raporton të premten “L’Equipe”.

Mësohet se drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm ta lirojnë Milikun nëse marrin një ofertë të mirë.

Për kartonin e tij, Marseille po kërkon të paktën 15 milionë euro. Interesim për polakun 28-vjeçar ka shfaqur Evertoni, si dhe disa skuadra në Itali.

Miliku është pjesë e Marseillet prej vitit 2021, kurse ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025. Këtë sezon, ai ka dy paraqitje në kampionatin e Francës.

Artikuj të ngjashëm