Portugezi Luis Nani do të rikthehet në Serie A. “Sky Sports Italia” ka raportuar të premten se Nani tashmë është në Itali dhe do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore para se të prezantohet te skuadra e Venezias.
Bëhet e ditur se Nani tashmë ka arritur marrëveshje me Venezian, ekip të cilit i bashkohet si lojtar i lirë. 35-vjeçar është pajtuar me kontratën e ofruar deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Nani prej fillimit të vitit 2019 ishte në SHBA, ku është aktivizuar te skuadra Orlando që bën gara në MLS.
Ai ka një karrierë të pasur si futbollist në Evropë pasi ka qenë pjesë e skuadrave si Sportingu, Valencia, Lazio, Fenerbahçe e Manchester Unitedi. Në SHBA, Nani ka shënuar 31 gola në 87 ndeshje për Orlandën ndërsa ka edhe 23 gola të realizuar në 112 paraqitje për Përfaqësuesen e Italisë.