Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nani i bashkohet Adana Demirsporit

Ish-futbollisti i skuadrave të njohura evropiane, Nani, është transferuar në elitën e futbollit të Turqisë, tek Adana Demirspori.

Nani, që në të kaluarën ka luajtur për Manchester Unitedin, në edicionin e fundit ishte pjesë e Melbourne Victorys.

36-vjeçari do t’i bashkohet Adanas që udhëhiqet nga trajneri Patrick Kluivert.

Adana është klubi i nëntë i Nanit në karrierë.

Ai ka luajtur edhe për Sportingun, Valencian, Lazion, Orlando Cityn, Venezian dhe Fenerbahçen.

Në edicionin e kaluar pati vetëm dy asistime në dhjetë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm