Sport

Luis Nani prezantohet te Melbourne Victory

Luis Nani karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Australisë.

Portugezi është prezantuar të hënën te skuadra Melbourne Victory.

Sipas njoftimit të klubit australian, Nani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Jam i emocionuar që do të vij në A-League te Melbourne Victory dhe mezi po pres sfidën. Kam folur me trajnerin, Tonin, dhe e di që Melbourne Victory është një klub që dëshiron të arrijë sukses dhe unë dua të luaj një rol për ta ndihmuar ekipin ta arrijë suksese”, tha Nani.

Në edicionin e kaluar 35-vjeçari ishte pjesë e Venezias në Itali. Ka veshur edhe fanellën e Sportingut, Fenerbahçes, Valencias, Lazios Orlandos dhe Manchester Unitedit. Tek ekipi anglez arriti sukseset më të mëdha.