Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan pranon largimin nga Interi

Foto: Reuters

Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka pranuar të largohet nga Interi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Antonio Conte.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Nainggolan tashmë ka nisur negociatat me Cagliarin për një kthim të mundshëm te ekipi ku luajti për katër vite (2010-2014).

Nainggolan ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, por mund të largohet për një ofertë prej 20 milionë eurosh.

Te Cagliari e shohin 31-vjeçarin si përforcim të duhur për repartin e mesfushës.

Edicionin e shkuar, Nainggolan shënoi shtatë gola dhe asistoi tri herë në 36 paraqitje për Interin në të gjitha garat.

Ai në Serie A, karrierë ka bërë edhe te Roma. Naiggolan ka edhe 30 ndeshje e gjashtë gola me Belgjikën.