Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan do të largohet nga Interi

Foto: Reuters

Mesfushori belg Radja Nainggolan do të largohet nga skuadra e Interit gjatë kësaj vere. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Interi tashmë ka nxjerrë në shitje Nainggolanin me kërkesën e trajnerit Antonio Conte, i cili nuk e sheh si pjesë të planit të tij.

Për kartonin e Nainggolanit, Interi po kërkon të paktën 29 milionë euro dëmshpërblim. 31-vjeçari, te Interi u transferua verën e shkuar nga Roma për 45 milionë euro në total, transmeton “Koha Ditore”.

Në fakt, Interi pagoi 24 milionë euro plus Romës ia dha dy lojtarë, Davide Santonin e Nicolo Zaniolon për Nainggolanin.

Ky i fundit në edicionin e parë te Interi, ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në 36 ndeshje në të gjitha garat. Nainggolan ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022.