Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan kthehet në stërvitje

Radja Nainggolan është kthyer në stërvitje me futbollistët tjerë të Interit dhe me shumë gjasë pritet të luajë në vikend, kundër Torinos.

Belgu mungoi në humbjen nga Sassuolo, në fundjavën që e lamë pas, për shkak të lëndimit, ndërsa këtë javë është stërvitur i ndarë nga bashkëlojtarët.

FCInterNews raporton se mesfushori ka marrë pjesë edhe në një ndeshje futbolli në trening, në fund të seancës stërvitore.

Me shumë gjasë, ai do të thirret për ndeshjen ndaj Torinos, por ende nuk dihet nëse do të jetë titullar, apo do ta nisë ndeshjen nga banka e rezervistëve.