Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan mund të mungojë për disa javë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Milanit të dielën.
Mesfushori belg lëndoi kyçin e këmbës së majtë pas një përplasje me Lucas Biglian në fitoren 1 me 0 të Interit.
Tani Interi ka konfirmuar se testet kanë treguar se ai ka ndrydhur nyjën dhe gjendja e lojtarit do të rivlerësohet në javët në vijim, duke sugjeruar se ai do të mungojë në mesjavë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, të paktën.