Interi ka konfirmuar se ka suspenduar Radja Nainggolanin për arsye disiplinore.
“Interi mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është suspenduar nga aktivitetet futbollistike për arsye disiplinore”, thuhet në konfirmimin e klubit italian, transmeton Koha.net.
Mediat italiane raportojnë se mesfushori belg është vonuar në stërvitjen e sotme, dhe një gjë e tillë i ka ndodhur edhe disa herë të tjera gjatë kësaj jave.
E sipas këtyre raporteve thuhet se ai nuk do të përfshihet në skuadër për derbin ndaj Napolit.