Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dënohen Inzaghi dhe Bastoni

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi dhe mbrojtësi Alessandro Bastoni janë suspenduar pas një debati që e patën në fund të derbit ndaj Milanit vikendin e shkuar.

Gjykata Sportive në kuadër të Serie A, e ka suspenduar Bastonin me dy ndeshje ndërsa trajnerin Inzaghi me një.

Bastoni është pezulluar për shkak të ofendimeve të vazhdueshme që i pati ndaj njërit prej ndihmësve të gjyqtarit kryesor. Ndërsa, trajneri Inzaghi e ka marrë dënimin shkaku që e kishte gjyqtarin e ndeshjes në shënjestër me fyerje në tunelin e stadiumit.

Krahas pezullimit me një ndeshje, trajneri i Interit ka marrë edhe një gjobë prej 15 mijë eurosh.

Ndërkohë, mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez u gjobit me pesë mijë euro për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Dueli mes Interit e Milanit, përfundoi 2:1 në të mirë të “kuqezinjve”.