Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti konfirmon rikthimin e Nainggolanit, e fton ndaj Genoas

Radja Nainggolan ishte lënduar në derbin ndaj Milanit dhe që nga ajo ndeshje nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën e tij.

Por duket se belgu e ka kaluar lëndimin, pasi është ftuar për sfidën e nesërme që Interi e luan në Giuseppe Meazza ndaj Genoas.

Trajneri Luciano Spalletti ka treguar që belgu mund të luajë për disa minuta në këtë takim, transmeton kp.

“Nainggolan po tregon sesa i fortë është”, ka thënë Spalletti në konferencë për media. “Ai ka stërvitur sot ndonëse ka ndjerë pak dhimbje. Por mjekët e skuadrës i kanë qëndruar pranë dhe ai tani është mirë”.

“Duket e vështirë që ai të luajë nesër, por kemi dashur që ai të jetë pjesë e grupit dhe në rast se na duhet do ta inkuadroj në lojë për disa minuta”, ka theksuar trajneri i zikaltërve.

Artikuj të ngjashëm