Futbollisti italian ka munguar në dy ndeshjet e fundit. Maurizio Sarri do ta ketë sulmin e kompletuar për ndeshjen ndaj Torinos këtë fundjavë.
Lorenzo Insignes ka lënë prapa problemet që ka pasur në ije të cilat e detyruan të mungonte në sfidat ndaj Feyenoord në Ligën e Kampionëve dhe Fiorentinës në kampionat, transmeton kp.
Sulmuesi ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe gjasat janë që të zbresë në fushë që nga minuta e parë të shtunën ku Napoli do të kërkojë t’i kthehet fitoreve pas dy ndeshjeve ku ka pësuar një humbje dhe një barazim.
Artikuj të ngjashëm