Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann kërkon kujdes për duelin ndaj Frankfurtit

Trajneri Julian Nagelsmann ka thënë të shtunën se skuadra që ai drejton, Bayern Munichu, duhet të ketë kujdes përballë Eintracht Frankfurtit.

Nagelsmann në konferencën për shtyp foli për homologun e tij, Oliver Glasner, duke thënë se ka bërë punë të shkëlqyer me Wolfsburgun.

Bayern Munichu dhe Eintracht Frankfurti do të ballafaqohen në Bundesliga të dielën në stadiumin “Allianz Arena” në orën 17:30.

Glasner e drejtoi Wolfsburgun sezonin e kaluar kur skuadra u rendit në vendin e katërt dhe e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, nuk ka pasur nisje të mirë me skuadrën e re Frankfurtin, që ende nuk ka fituar në Bundesligë sivjet. Ka pesë barazime dhe një disfatë në gjashtë ndeshje të ligës.

Edhe Bayernin e pret punë e vështirë në Frankfurt Futboll Bayernin e pret punë e vështirë në Frankfurt

Fitoren e parë e shënoi në Ligën e Evropës në javën që po lëmë pas.

Bayerni nën drejtimin e trajnerit të ri Nagelsmann pozicionohet në vendin e parë me pesë fitore dhe një barazim. Ka 11 pikë më shumë se kundërshtari i së dielës.