Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann: Kënaqësi që isha pjesë e kësaj ndeshje

Foto: Reuters

Trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann ka thënë se ishte kënaqësi të jetë pjesë e një ndeshje të tillë si ajo e të mërkurës mbrëma kundër Tottenhamit.

Leipzigu ngadhënjeu 1:0 në Londër në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Është një stadium i madh. Dhjetë minutat e parë ishin shumë të zhurmshëm. Në fund, ishte kënaqësi të jem pjesë e kësaj ndeshje dhe jam i lumtur me fitoren”, ka thënë Nagelsmann."Pjesa e parë ishte shumë e mirë. patë disa raste. Pasi shënuam golin nuk ishte e lehtë të gjenim hapsira. Ishte ndeshje shumë e mirë".