Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij kishte telashe në pjesën e parë, ndërsa ka luajtur dukshëm më mirë në pjesën e dytë.
“Një ndeshje interesante. Ishte vështirë në pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte dukshëm më e mirë. Kishim kontroll të mirë në lojë. Kur City kishte posedimin, ne kishim kontrollin në aspektin defanziv. Më pas kur filluam të luajmë, kemi shkaktuar vështirësi. Është dashur të mbajmë pozitat tona në aspektin defanziv dhe më pas kur kishim rastin, shënuam gol. Ishte gol i shkëlqyer, moment fantastik. Ekipi luajti mirë, jam i kënaqur”, ka thënë Ancelotti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në mbrojtje. “Në mbrojtje ishim mirë. Rudigeri ndaj Haalandit ishte i mirë dhe mesfusha kishte kontrollin. Paraqitja ishte e mirë dhe ne jemi të lumtur. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen tjetër”, ka shtuar Ancelotti.