Trajneri Julian Nagelsmann bëri shaka se ai dëshiron të grumbullojë tituj si një lloj brejtësi pasi e fitoi trofeun e tij të parë te Bayern Munichu. Nagelsmann ndeshjen e tij të dytë në krye të gjigantit bavarez e kurorëzoi me trofe. Bayerni të martën mbrëma e mposhti 3:1 Borussia Dortmundin për ta fituar Superkupën e Gjermanisë, me sulmuesin polak Robert Lewandowskin që shënoi dy gola në një paraqitje fantastike. Nagelsmann, 34-vjeçar, është nën presion për të fituar titullin e dhjetë rresht në Bundesligë në sezonin e tij të parë në krye të Bayernit. Ndeshjen e parë në sezonin e ri të Bundesligës, Bayerni barazoi 1:1 kundër Borussia Moenchengladbachut javën e shkuar.
Trajneri gjerman festoi me ekipin e tij pasi kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, ngriti Superkupën në Dortmund dhe bëri shaka se ai shpreson të mbajë trofe në mënyrën se si brejtësit ruajnë ushqimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju mund të shihni që unë kam dhëmbë të tillë të vegjël, si një lloj brejtësi dhe do të doja të isha si brejtës në koleksionimin dhe mbajtjen e trofeve gjatë periudhës sime në krye të Bayernit”, bëri shaka Nagelsmann.
Nageslmann, i cili e mori drejtimin e Bayernit para fillimit të këtij edicioni, duke e zëvendësuar Hansi Flickun, u emërua përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë. Ai tha se është i bindur që ekipi i tij do të vazhdojë me paraqitje mbresëlënëse edhe në ndeshjet e tjera të këtij edicioni, në të cilin ka synime të mëdha.
“Trofeu i Superkupës është një shpërblim për punën tonë parasezonale. Unë jam ende i lumtur, por i përket më shumë për të tjerët. Pas këtij suksesi duhet të fokusohemi në garat e tjera dhe të vazhdojmë me paraqitje të mira deri në fund të sezonit”, u shpreh Nagelsmann.
Megjithatë, trajneri Nagelsmann nuk është i vetmi që lakmon trofe në sezonin e tij të parë te Bayerni.
“Ky trofe është vetëm fillimi, ne kemi edhe shumë punë për të bërë”, paralajmëroi presidenti i Bayernit, Oliver Kahn.
Sidoqoftë fitorja e gjashtë rresht e Bayerni ndaj Dortmundit ishte një kujtesë e qartë e statusit të tyre si klubi më i madh i Gjermanisë. Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, i cili mahniti të shtunën e kaluar me tri asistime dhe dy gola në fitoren kampionale 5:2 kundër Eintracht Frankfurtit, pati një natë zhgënjyese kundër Bayernit. Megjithatë, Nagelsmann e përshkroi Lewandowskin, i cili mbush 33 vjet të shtunën, si sulmues “më i mirë” sesa Haalandi. Polaku tani ka shënuar 24 gola në po aq ndeshje të luajtura kundër ish-klubit të tij, Dortmundit.
“Lewandowski mbetet sulmuesi më i mirë dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e Superkupës. Jam me fat që në ekip kam një lojtar të tillë, i cili do të na ndihmojë shumë në këtë sezon”, pranoi Nagelsmann, i cili para Bayernit ka punuar te Leipzigu dhe Hoffenheimi, por që nuk ka fituar trofe.
Trajneri i Dortmundit, Marco Rose, pranoi se ka gabime të caktuara “që nuk mund t'i bësh” kundër një ekipi si Bayernit dhe shtoi se skuadra e tij kishte “një ose dy shumë të tillë”. Të dy skuadrat mbanin shirita të zinj në nder të sulmuesit legjendar të Bayernit, Gerd Mueller, i cili vdiq të dielën e kaluar, në moshën 75 -vjeçare. Para fillimit të ndeshjes Lewandowski, i cili theu rekordin e Muellerit duke shënuar 41 gola në Bundesligë sezonin e kaluar, mbajti një fanellë të vjetër të ikonës së Bayernit.
“Kai kishte vlerë të madhe për të gjithë botën dhe për historinë e futbollit”, tha Lewandowski, i cili tani ka shënuar në 14 ndeshje zyrtare rresht.
Lojtari i vetëm që ka rekord më të mirë ishte Mueller, i cili shënoi në 16 ndeshje radhazi për Bayernin në sezonin 1969/70.