Basketbollisti Divine Myles është zyrtarisht pjesë e Ponte Prizrenit, ka njoftuar klubi të premten.
Në një njoftim për media, klubi ka thënë se me lojtari aspiratat do të ngrihen maksimum, dhe synim do të jetë titulli i kampionit.
Myles në të shkuarën ka qenë pjesë e Prishtinës. Ka luajtur edhe në Francë.
Ponte Prizreni ka thënë se ky është “transferi më bombastik në merkaton për edicionin 2020/21”.
Artikuj të ngjashëm