Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi pritet të transferohet te Schalke

Mbrojtësi Shkodran Mustafi me shumë mundësi do të transferohet te Schalke, përkundër interesimit të skuadrave tjera evropiane. Madje sajti i specializuar për transferimin e lojtarëve, Transfermarkt, e vlerëson punë të kryer kalimin e Mustafit nga Arsenali te Schalke e Bundesligës gjermane.

Mustafi në të kaluarën ka luajtur për Gjermaninë dhe ka fituar titullin e botës. Ai nuk po kalon ditët më të mira te Arsenali dhe një transferim i tij ka kohë që është opsion.

Sipas “transfermarkt.de”, kontrata e Mustafit me Arsenalin do të shkëputet dhe ai do të kaloj te Schalke. Kontrollimi mjekësor do të bëhet të martën.

Artikuj të ngjashëm