Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi pritet të luajë ndaj Stuttgartit

Klubi i Bundesligës, Schalke, që po lufton për mbijetesë në edicionin e sivjetmë, mund të llogarisë në kampionin e Botës në Rio, Shkodran Mustafin.

Mustafi që në elitën e futbollit gjerman shkoi në afatin kalimtar të janarit, nuk luajti fare në duelin që Schalke e humbi në shtëpi nga Borussia Dortmundi, 4:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para nisjes së derbit u raportua se Mustafi nuk do të luajë për shkak të problemeve muskulore.

Megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për duelin e së shtunës në udhëtim kundër Stuttgartit, sipas trajnerit Christian Gross.

Schalke është në vendin e fundit në Bundesligë pas 22 xhirove, me vetëm 9 pikë.