Ish-kampioni i botës në futboll, Shkodran Mustafi assesi nuk po ia del që ta stabilizojë karrierën. Pas krizës së gjatë tek Arsenali, më 1 shkurt të këtij viti, Mustafi iu bashkua Schalkes në Bundesligën gjermane. Me Schalken firmosi kontratë të vlefshme vetëm deri në fund të edicionit aktual. Shpresohej se mbrojtësi me përvojë do ta ndihmonte skuadrën e njohur që të mbetej në kategorinë superiore të futbollit gjerman.
Schalke është e fundit me vetëm dhjetë pikë dhe thuajse pa gjasa për të mbetur në Bundesliga 1. Kontributi i Mustafit nuk ishte ai që pritej dhe për më tepër gjasat janë të mëdha që ai të mos luajë më për Schalken. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.
Mustafi 28-vjeçar, ka kompletuar gjashtë ndeshje për Schalken, por nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e së shtunës ndaj Bayer Leverkusenit. Schalke pësoi 2:1.
Është kjo një rënie e madhe e lojtarit që në vitin 2014 fitoi titullin e botës me përfaqësuesen e Gjermanisë. Tani nuk po luan në ekipin më të dobët të kampionatit gjerman.
Schalke para ndeshjes kishte njoftuar se Mustafi nuk është pjesë e ekipit për “arsye sportive”.
Edhe
Ish-kampioni i botës, Mustafi, i jep fund karrierës, angazhohet te Gjermania
Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka shkruar se Mustafi nuk është grumbulluar, për shkak të paraqitjes së dobët në stërvitje dhe mungesë të vetëkritikës pas ndeshjes së fundit.
Trajneri i Schalkes, Dimitrios Grammozis, ka thënë se Mustafi ka rastin të dëshmohet në stërvitjet e ardhshme. Por, “Bild” ka shkruar se gjasat janë të mëdha që Mustafi nuk do të ketë rast tjetër te Schalke, pasi Grammozis është i dëshpëruar me qasjen e lojtarit.
Grammozis ka mbrojtur disa herë Mustafin, por duket se ka humbur durimin.
“Mendoj se është mjaftueshëm profesionist për të kaluar këtë. Ne i kemi treguar shkurt si staf i trajnerëve, i kemi thënë se nuk është në ekip dhe kaq”, ka thënë trajneri i Schalkes pas ndeshjes.
Edhe
Fitoi titullin e botës, Mustafi favorizon Gjermaninë dhe paralajmëron kthimin në futboll
“Përbërja vlente për këtë ndeshje. Nga nesër apo pasnesër përgatitemi për ndeshjen tjetër. Në përgatitje mund të dëshmohet secili”, ka shtuar Grammozis.
Mustafi ka 20 ndeshje e dy gola për Gjermaninë. Ka debutuar pak para Botërorit 2014, ndërsa ndeshjet e fundit i ka luajtur në vitin 2017. Ka luajtur për të rinjtë e Evertonit, ku dështoi të dal në ekipin e parë. Më pas u paraqit për Sampdorian, Valencian e Arsenalin. Tani është te Schalke, por jo edhe gjatë.