Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra angleze, Arsenal, kanë raportuar të shtunën mediumet angleze.
Siç raportohet në Angli, menaxheri i Mustafit shumë shpejt do të udhëtojë drejt Turqisë për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e skuadrës turke, Galatasaray, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafi nuk ka gjetur hapësirë këtë edicion dhe largimi i tij nga Londra është i mundshëm qysh në këtë afat kalimtar. Ai ka luajtur vetëm në pesë ndeshjet e këtij edicioni në elitën e futbollit anglez.
27-vjeçari pjesë e Arsenalit është që nga viti 2016, derisa ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.