Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi mesazh Oezilit: Si skuadër nuk ishim në gjendje të asistonim kur kishe nevojë

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i ka shkruar një mesazh mesfushorit turk me shtetësi gjermane Mesut Oezil, një ditë pasi ky i fundit është transferuar te Fenerbahçe nga Arsenali.

“Mesut Oezil, ke qenë lojtari më jovetjak si në fushë ashtu edhe jashtë saj, me të cilin kam ndarë zhveshtoren. Gjithmonë do të mbahesh në mend si mbret i asistimeve. Për fat të keq ne si skuadër nuk ishim në gjendje të asistonim ty kur kishe nevojë më së tepërmi për ne. Gjithë të mirat për ty dhe familjen tënde”, ka shkruar Mustafi në Facebook.