Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Musliu: Ky shans vjen një herë në jetë

Visar Musliu luajti ndeshje shumë të mirë në Palermo, duke konfirmuar edhe një herë gjitha kualitetet që i posedon.

Dhe në ditën e parë të stërvitjeve pas triumfit ndaj Italisë, qendërmbrojtësi Musliu beson se të gjithë në Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, do ta japin më të mirën për ta përdorur këtë mundësi, për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

“Euforia pas ndeshjes me Italinë ka mbaruar, i kontrollojmë emocionet dhe tani natyrisht shikojmë kah ndeshja me Portugalinë. E dimë se kjo mund të vijë një herë në jetë dhe për këtë arsye do të bëjmë më të mirën për ta bërë ëndrrën realitet”, ka thënë mbrojtësi i Ingolstadit, ka shkruar “ekipa.mk”.

Sipas Musliut 27-vjeçar, tani do të jetë ndeshje shumë më e vështirë se ajo në Palermo.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Një ballafaqim shumë i vështirë na pret para, që do të jetë ndryshe nga Italia. Tani ndiejmë presion, njësoj si ata. Në letër, është e qartë se ata janë favorit, por edhe në Palermo e kemi parë që kualiteti mund të mos mjaftojë në fushë pasi të gjithë kanë shanset e veta dhe dëshirën për fitore”, shtoi Musliu.

Edhe Maqedonia V. synon befasinë e madhe, t’i lërë Portugalinë e Ronaldon jashtë Botërorit Sport Maqedonia V. synon befasinë e madhe, t’i lërë Portugalinë e Ronaldon jashtë Botërorit

Maqedonia luan të martën, më 29 mars, kundër Portugalisë në orën 20:45, në finale të plejofit për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Ndeshja luhet në “Estadio do Dragao” të Portos.