Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija shënon golin e dytë sezonal

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar gol në fitoren e thellë të Paderbornit.

Paderborni të shtunën fitoi me rezultatin 7:2 kundër Holstein Kielit, në kuadër të xhiros së pestë të Bundesliga 2.

Muslija, golin e dytë sezonal e realizoi në minutën e shtatë nga penalltia.

Ishte goli i parë në këtë ballafaqim. Ai luajti deri në minutën e 75-të.

Pas pesë xhirove, Paderborni prinë me 12 pikë, falë goldallimit më të mirë 18:6.

Artikuj të ngjashëm