Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ka debutuar me humbje në Bundesligën gjermane me skuadrën e Freiburgut.
Muslija u inkuadrua në minutën e 86-të në disfatën 3:1 të Freiburgut në udhëtim te Werder Bremeni të shtunën.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të të elitës gjermane.
Golat në pjesën e parë u shënuan nga penalltia.
Marvin Duksch shënoi për vendësit në minutën e nëntë, kurse Vincenzo Grifo ishte i saktë nga 11-të metra për mysafirët.
Edhe
Muslija zëvendësues në fitoren e Freiburgut
Në minutën e 53-të dhe 93-të, Werder Bremeni realizoi edhe dy herë tjera me Justin Njinmahun dhe Julian Malatinin.
Freiburgu mbetet me 28 pikë në pozitën e shtatë, ndërsa Werder Bremeni ka pesë pikë më pak, në vendin e nëntë.