Me një gol të shënuar në minutën e 52-të të ndeshjes, Florent Muslija ia ka siguruar pikët e plota skuadrës së Paderbornit.
Paderborni të dielën në kuadër të xhiros së 32-të të Bundesligës 2, fitoi 3:2 përballë Heidenheimit.
Muslija shënoi supergol pas një kundërsulmi të shpejtë, duke e plasuar bukur topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.
Muslija luajti deri në minutën e 75-të. 24-vjeçari që përfaqëson Kosovën ka 10-të gola të realizuar e pesë asistime në 31 ndeshje.
Paderborni në pozitën e katërt ka 54 pikë, kurse Heidenheimi i vendit të dytë ka 61 pikë.