Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka shpëtuar nga disfata skuadrën turke Rizespor, shkruan “Koha Ditore”.
Muriqi shënoi gol në minutën e 90-të për ta barazuar rezultatin e ndeshjes së zhvilluar të shtunën kundër Erzurumit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1:1 e që u luajt në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Për Muriqin 23-vjeçar ishte goli i tretë rresht në tri ndeshje të zhvilluara me skuadrën e Rizesporit. Rizespor është në garë për t'u ngjitur në Superligën e Turqisë.