Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi me peshëngritje e crossfit, hapave të suksesit të babait

Pesha e Fadil Muriqit ishte e madhe në ekipin e Prishtinës gjatë viteve të 80-ta, në kohën kur Prishtina luante në Ligën e parë Federative të futbollit, në Ish-Jugosllavi.

Muriqi së bashku me Fadil Vokrrin, Kujtim Shalën, Shefqet Sinanin dhe futbollistët e tjerë përbënin gjeneratën e artë të Prishtinës, që përmendet me krenari edhe ditëve të sotme për bëmat në futbollin e ish-Jugosllavisë, shkruan Koha Ditore.

Pesha e sportit në familjen Muriqi ka vazhduar edhe te vajza e Fadilit, Gentiana Muriqi, e cila është peshëngritëse e dalluar në Australi.

Pas karrierës te Prishtina dhe për shkak të situatës politike në Kosovë, Muriqi kishte emigruar në Australi, së bashku me familjen e tij. Atje ai kishte vazhduar karrierën si futbollist, ku edhe e përfundoi.

Vajza e Fadilit, Gentiana, gjatë verës së vitit të kaluar u shpall peshëngritësja më e mirë në qytetin ku jeton, Viktoria, duke fituar të drejtën edhe të garojë në kampionatin e Australisë. Ka qenë vetë babai i saj, Fadili, i cili në gusht të vitit të kaluar, njoftoi se vajza e tij është kampione e Australisë në peshëngritje, pas suksesit të arritur në Sydney.

Sporti në familjen Muriqi nuk është diçka e re, pasi me futboll, pos Fadilit ishte marrë edhe vëllai i tij dhe xhaxhai i Gentianës, Xhevdet Muriqi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)