Sport

Muriqi flet për të ardhmen

Sulmuesi i Rizesporit, Vedat Muriqi, ka konfirmuar se ka marrë oferta nga klube gjigante në Turqi, por edhe nga disa klube në Evropë.

Në konferencën për media në Prishtinë, pas stërvitjes së Kosovës, Muriqi ka konfirmuar ofertën nga Toulouse në Francë, ndërsa për tjerat ka thënë se akoma s’ka asgjë zyrtare.

“Pasi që është afati kalimtar dy muaj, s’kemi pse me u ngut. Është e vërtetë që kemi oferta nga klube të mëdha në Turqi, edhe në Evropë. Duhet të bisedojmë, e do të vendosim. Varet edhe nga klubi. Varet nga ofertat. Kemi marrë ofertë nga Touluse i Francës, ndërsa tjerat janë në letër, për ato që flitet. Deri sa nuk bëhen zyrtare s’është mirë të publikojmë tjerat”, ka thënë ai.

Për Muriqin është thënë se po interesohen Fenerbahçe e Galatasaray në Turqi.