Vedat Muriqi luajti në tërë ndeshjen e xhiros së 29-të për Mallorcan të shtunën në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës nuk ka lënë gjurmë me gol apo asistim, por skuadra e tij fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Granadas së Myrto Uzunit.
Sulmuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 72-të.
Golin e fitores vendësit e shënuan në minutën e 85-të me mbrojtësin Antonio Raillo.
Mallorca ka 30 pikë, ndërsa Granada në pozitën e parafundit ka 14 pikë. Që të dyja po luftojnë për mbetje në elitën spanjolle të futbollit.
Artikuj të ngjashëm