Futboll

Muriqi zëvendësues në disfatën e Mallorcas

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi u paraqit nga minuta e 74-t në disfatën që e pësoi Mallorca nga Villarreali me rezultatin, 2:1, në udhëtim.

Për sulmuesin kosovar kjo ishte paraqitja e 12-të këtë edicion në elitën spanjolle. Ka kontribuar edhe me gjashtë gola.

Ndeshja Villarreal – Mallorca që u zhvillua të shtunën i takoi xhiros së 13-të të La Ligas.

Golat e fitores për Villarrealin i shënuan Gerard Moreno dhe Tanitoluwa Oluwaseyi.

Samu Costa e shënoi golin e vetëm për Mallorcan.

Mallorca ka 12 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.

Villarreali e zë vendin e tretë me 29 pikë.