Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij, ndeshje të mira ka zhvilluar përgjatë gjithë kampionatit, por sot gjithçka ka shkuar në të mirë të tyre.
“Realisht kemi bërë ndeshje të mira pavarësisht se nuk kemi fituar. Mos të harrojmë që në pjesën e dytë kemi dominuar edhe ndaj Ballkanit. Kemi barazuar rezultatin. Kemi marrë disa gola në minutat e fundit, por kemi zhvilluar ndeshje të mira. Sot na ka shkuar gjithçka mirë. I kemi shfrytëzuar kundërsulmet sepse kundërshtari bënte trysni të madhe. Kur ishte rezultati 2:0, duhej të shënonim edhe një herë tjetër, dhe goli i tretë ishte i qetësisë. Edhe zëvendësuesit luajtën mirë, kundër një kundërshtari shumë të fortë. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për kampion. Luajmë çdo ndeshje për fitore”, ka deklaruar Munishi.
Gjilani triumfoi 5:0 ndaj Drenicës.