Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi: Nuk është kampionat me bonbone e karamele

Gjilani barazoi pa gola në udhëtim te Malisheva në kuadër të xhiros së 26-të, dhe ky rezultat nuk i ka pëlqyer shumë trajnerit të gjilanasve, Ismet Munishit.

Munishi tha se ky do të jetë kampionat i vërtetë deri në fund, ndërsa sezonet e kaluara i quajti “bonbone e karamele”.

“Sigurisht që do ta vazhdojmë luftën për titull kampioni. Ky është kampionat shumë i vështirë, dhe në fund do të dhurojë kualitet. Është kampionat që kush do ta meritojë do të shpallet kampion. Jo si kampionatet e tjera me bonbone e karamele”, ka thënë Munishi pas ndeshjes.