Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi: Jam përkushtuar 100 për qind, por kjo nuk mjaftoi për titull

Trajneri Ismet Munishi është deklaruar të hënën pasdite pas ndarjes me Gjilanin. Gjilani më herët të hënën njoftoi se ka ndarë rrugët me trajnerin prishtinas. Prëmes një postimi në “facebook”, Munishi ka falënderuar të gjithë në klubin Gjilani. Ai ishte trajner i Gjilanit për pak më shumë se një vit. Munishi ndihet krenar që ka drejtuar Gjilanin.

Ai ka falënderuar presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen e po ashtu tifozët “Skifterat”.

“Kush më njeh e di që e bëj punën me zemër dhe përkushtohem 100 për qind. Por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion, për çka edhe vendosëm t’i ndajmë rrugët. E falënderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju dëshiroj suksese në Evropë. Dhe në fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus të vazhdojnë me krenari ti mbrojnë ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani”, ka shkruar Ismet Munishi.