Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi konfirmon për KOHËN ndarjen nga Ballkani

Foto: Koha

Ismet Munishi më nuk është trajneri i Ballkanit.

Ai të mërkurën ka ndarë rrugët me ekipin nga Suhareka dhe këtë e ka konfirmuar për KOHËN.

“Po, është e vërtetë që nuk jam më trajner i Ballkanit”, ka thënë shkurt Munishi duke mos dashur të flasë më shumë.

Edhe vet klubi e ka konfirmuar ndarjen me Munishin. 

Munishi ishte në krye të Ballkanit për 18 muaj, por që nuk arriti të fitojë asnjë trofe.

Edhe Shkarkohet Ismet Munishi Sport Shkarkohet Ismet Munishi

Me ekipin suharekas, edicionin e fundit, ai arriti deri në finalen e Kupës së Kosovës, por u mposht nga Prishtina që e fitoi trofeun.

Këtë edicion, Ballkani e ka mbyllur pjesën vjeshtore në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, tri më pak se Drita që dimëron si kampione.