Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Isufi

Bekim Isufi më nuk është trajner i skuadrës së Ballkanit. Ekipi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës në futboll, të martën ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Isufin, i cili mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni.

Në njoftim thuhet se brenda pak ditëve, do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri.

“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit Teknik”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Stinorin vjeshtor të këtij edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani e ka përfunduar në pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë të mbledhura, dy më pak se Gjilani që është lider.

Artikuj të ngjashëm