Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mundësi kosovar përballet me kampionin e Botës në Evropian

Kampioni i Botës në mundje, rusi Ismail Musukaev, që përfaqëson Hungarinë, është kundërshtari i parë i Egzon Xhonit në Evropianin që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Xhoni 19-vjeçar do të përballet të premten ndaj rusit 31-vjeçar në kategorinë deri 70 kilogramë stil i lirë.

Musukaev ka fituar në vitin 202 të artën edhe në Evropian. Ka fituar të tjera medalje në ngjarje të mëdha. Është kampion bote e po ashtu edhe Evrope. Egzoni është mundësi më i ri në Evropian. Është vetëm 19-vjeçar.

Image

“Besoj se Egzoni do të ketë mundësi të arrijë ndonjë pozitë të mirë nëpërmjet repesazhit. Vendi i tretë do të ishte historike. Por është shumë i ri. Për grupmoshën U20 ka potencial të madh, është shumë i përgatitur, por garat në kategorinë e seniorëve dallojnë shumë. Ai ka rënë në peshë, nga 76 kilogramë në 70 kilogramë. Ka bërë këtë sakrificë, pasi brenda dy javësh ka hequr gjashtë kilogramë. Nuk ka aspak frikë”, ka thënë trajneri i Egzonit, Ziber Xhoni të enjten për KOHËN.

Xhoni është mundësi më i mirë për vitin 2023 dhe 2022. Mundësi nga Hani i Elezit është bursist olimpik. Shpresat janë të mëdha që në një të ardhme Egzoni t’i sigurojë medalje mundjes nga ngjarjet e mëdha globale. Ai e ka përfaqësuar Kosovën në të gjitha grupmoshat.

Të premten do të debutojë për ekipin senior të Kosovës. Suksesin më të madh e ka në vitin 2020. Pati përfunduar në pozitën e shtatë në Evropianin për U20.