Arbnor Muja ka dalë fitues përballë Andi Zeqirit në derbin e Belgjikës ndërmjet Antwerpit dhe Genkut.
Antwerpi fitoi 3:2 në ndeshjen që u zhvillua të shtunën e që i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit belg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuja asistoi në golin për 1:0 në minutën e pestë. Ai ka tri gola të shënuar e dy asistime në edicionin aktual, ndërsa u zëvendësua në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Ndërkohë, Andi Zeqiri ishte shënues i golit për 3:1 për mysafirët në minutën e fundit të pjesës së parë. Zeqiri ka tri gola të realizuar në kampionatin belg, kurse luajti deri në minutën e 62-të.
Antwerpi ka 20 pikë në 13-të ndeshje të luajtura, një më pak se Genku.