Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçolli mund ta vazhdojë karrierën në “Allsvenskan”

IFK Goteborgu është duke punuar në përforcimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Mediumi danez “bold.dk”, ka shkruar të mërkurën se futbollisti Arbnor Muçolli, që aktualisht është pa klub, mund ta përforcojë skuadrën e elitës së futbollit suedez.

Muçollit i skadoi kontrata më 1 korrik me skuadrën daneze Vejle. Sipas këtij mediumi, palët janë marrë vesh dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muçolli ka shënuar 24 gola dhe 25 asistime në 161 ndeshje të luajtura për Vejlen daneze. Ai ka zhvilluar tri ndeshje me Shqipërinë në miqësore.