Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçolli i bashkohet Goteborgut

Futbollisti Arbnor Muçolli do ta vazhdojë karrierën në Suedi, pasi është transferuar te skuadra e Goterbogut.

Muçolli të enjten është prezantuar te Goteborgu, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai te Goteborgu është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fillim të këtij muaji i skadoi kontrata me ekipin nga Danimarka, Velje.

Muçolli ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 25 asistime në 161 ndeshje për luajtur për Veljen, ndërsa ka regjistruar edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Shqipërisë.