Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mrika e Arianit Nikqi, shqiptarët e parë që pushtojnë majën më të lartë të Antarktikut

Mrika Nikqi 17 vjeçare dhe babai i saj Arianit Nikqi, pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.

Kështu, ata bëhen shqiptarët e parë që pushtuan këtë majë.

Lexoni të plotë njoftimin nga Shoqata Gjeravica:

Anëtarëve të shoqatës sonë SH.B.A. Gjeravica, ju dëshirojmë kthim të mbarë!

17 vjeçarja Mrika Nikqi, bëhet shqiptarja e parë në botë që së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi, në ekspeditën e radhës , pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë , Antarktikut.

Me dt.16.12.2018 ,në orën 21,30 ata ngjitën majën Moun Vinson 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.

Edhe Mrika Nikçi (17), e para në botë që kompleton ngjitjen e 7 majave më të larta në botë Kuriozitet Mrika Nikçi (17), e para në botë që kompleton ngjitjen e 7 majave më të larta në botë

Për herë të parë ngritet flamuri i kombit dhe Kosovës në këtë kontinent.

Ju jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Detaje tjera do t’ju japim shumë shpejtë, kur Mrika dhe Arianiti të jenë në kampin bazë.