Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moutinho vazhdon kontratën me Wolvesin

Mesfushori Joao Moutinho ka vazhduar kontratën me Wolverhamptonin. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.

Portugezi ka vazhduar kontratën edhe për një vit me ekipin nga Premier League.

35-vjeçari është pjesë e Wolvesit që nga viti 2018, kur u transferua nga Monaco.

Lojtari është shprehur i lumtur që do të mbetet pjesë e skuadrës angleze.

Edicionin e shkuar mesfushori u paraqit në 35 ndeshje në Premier League duke shënuar dy gola.