Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho refuzon ofertën e Al-Hilalit

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma, ekip që do ta udhëheqë të paktën edhe për edicionin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se portugezi ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite për t’i qëndruar besnik ekipit italian.

Al-Hilali i kishte bërë ofertë zyrtare Mourinhos, të cilit i kishte ofruar pagë vjetore prej 30 milionë eurosh, por që është refuzuar nga trajneri i mirënjohur.

Mourinho ka refuzuar një ofertë të tillë për shkak se është i fokusuar totalisht në projektin e tij me Romën.

Ai është në krye të Romës prej vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Para Mourinhos, një ofertë nga Al-Hilali e ka refuzuar edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Artikuj të ngjashëm